Rasti “Lagjja e Trimave”, dëshmojnë Malisheva dhe Shehu

Seanca gjyqësorë për rastin e Kumanovës ka vazhduar me fjalën përfundimtare të të akuzuarve, me ç’rast i akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Malisheva u shpreh se nuk është terroristë edhe asnjëherë nuk ka bërë vepra terroriste, madje as gjatë konfliktit të vitit 2001, njofton Alsat M.

Ndërsa i akzuari Demë Shehu tha se ai nuk është terroristë dhe ka ardhur të luftoj për kauzën kombëtare, ai përmendi edhe Mirsadin Ndrecajn dhe Beg Rizajn në lidhje me dorëzimin e tyre.

Thuajse të gjithë të akuzuarit kanë mohuar veprën terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni kanë ardhur për të ndihmuar kauzën kombëtare.

Nndryshe, në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për veprën “terrorizëm”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, në të cilën një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

LEXO: Rasti “Kumanova”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button