Marrëveshje për bashkëpunim midis Komisionit rregullator për energjetikë të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë (KRRE) dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Ujëra i Republikës së Bullgarisë (KRREU) sot në Shkup nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim me të cilën përmirësohet bashkëpunimi i deritanishëm i komisioneve.

Me marrëveshjen, që e nënshkruan kryetari i KRRE-së Dimitar Petrov dhe anëtari dhe shef i delegacionit të KRREU-së Aleksandar Jordanov, vendoset kornizë institucionale për thellim të bashkëpunimit në nivel bilateral dhe multilateral, këmbim të përvojave dhe informatave nga interesi i përbashkët, mbështetje e ndërsjellë në ndërtim të kapaciteteve, bashkëpunim në implementimin e direktivave dhe rregullativave evropiane nga sfera e energjetikës, si dhe transfer të diturive në sferën e rregullimit të shërbimeve ujore.

Me marrëveshjen, siç kumtojnë nga KRRE, pritet edhe përforcim i kapaciteteve nga aspekti rregullator në proceset e ardhshme të pritura për ndërtim të lidhjeve të reja interkonektive, posaçërisht në sferën e gazit natyror, si dhe përgjithësisht integrimin e përforcuar në tregjet e gazit natyror dhe energji elektrike, në kontekst të krijimit të tregut të vetëm evropian të energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button