Uragani Norma afër Meksikës u dobësua në nivel të stuhisë tropikale

Uragani Norma, i cili u formua në bregun e Oqeanit Paqësor të Meksikës dhe u drejtua drejt shtetit federal veriperëndimor meksikan Baha Kalifornia, u dobësua në nivelin e stuhisë tropikale, njoftoi sot Qendra Amerikane Kombëtare për Uraganë (QAK).

Sipas Qendrës, pritet që Norma në mënyrë plotësuese të dobësohet gjatë dy ditëve të ardhshme, para se të arrijë në bregun e Baha Kalifornisë.

Paradite, Norma në vatrën e së cilës fryjnë erëra me intensitet deri në 100 kilometra në orë, ndodhen në rreth 300 kilometra në jug të pushimores së njohur turistike Los Kavos. Stuhia lëviz me shpejtësi prej gjashtë kilometrash në orë.

Në prag të afrimit të Normës, autoritetet meksikane dhanë paralajmërim  për rrezik nga stuhi tropikale, para së gjithash në pjesët jugore të Baha Kalifornisë, ku stuhia “mund të sjellë shira të rrëmbyeshëm që do të shkaktonin përmbytje të rrezikshme për jetën e njerëzve”

Javën e kaluar bregu atlantik i Meksikës u godit nga uragani Katja, ndërsa në fillim të muajit Baha Kalifornia u gjet në goditje të stuhisë tropikale Lidia, ku humbën jetën shtatë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button