Maqedoni, ELEM-i do ta rrisë prodhimtarinë vendore të energjisë elektrike

Bordi drejtues i SHA ELEM bën gjithçka që është në mundësitë e saj që të rritet prodhimtaria dhe të minimizohet nevoja e importit të energjisë elektrike ose të mos importohet deri në fund të vitit, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm Dragan Minovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se prodhimtaria në ELEM në dhjetë vitet e fundit po lëviz në drejtim shumë të keq dhe nga viti në vit vazhdimisht ka pasur rënie. Në vitin 2006, siç tha, janë prodhuar 6.510 gigavatë orë energji elektrike, në vitin 2013 – 5.113, në vitin 2016 – 4.300 gigavatë orë, ndërsa sivjet pritet të prodhohen 3.600 gigavatë orë ose për 400 më pak nga nevojat e konsumatorëve tariforë.

“Për momentin bëhen analiza për punën e udhëheqësisë paraprake, ndërsa arsyeja kryesore për uljen e prodhimtarisë janë remontet e tre blloqeve të REK Bitola ku nuk janë kryer në kohë remontet e rregullta vjetore, si dhe modernizimi i keq i bllokut të dytë dhe të tretë në REK Bitola i cili ka kushtuar 66 milionë euro dhe me të cilin është zvogëluar kapaciteti i blloqeve për 40 megavatë në orë për shkak se kompania ka humbur më shumë se 130 milionë euro”, tha Minovski.

Shtoi se tashmë ka përfunduar remonti i bllokut të dytë në REK Bitola, deri në fund të muajit duhet të kryhet në të parin, ndërsa në tetor të fillojë remonti në bllokun e tretë.

Bëhet remont i plotë dhe, siç tha Minovski, cilësor me qëllim që me sukses të prodhohet në dimër. Në TEC Oslomej kryhen aktivitete në terren që të jetë gati termoelektrocentrali për prodhim dhe bëhen përpjekje që të sigurohet qymyr sepse tashmë janë shfrytëzuar gërmimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button