BDI: Pas Kërçovës, Besa rrezikon fitoren shqiptare edhe në Bërvenicë

Pas shpalosjes së qëndrimit të Lëvizjes Besa dhe Bilall Kasamit që rrezikon fitoren e shqiptarëve në komunën e Kërçovës duke e përçarë votën shqiptare, kjo Lëvizje vijon me të njejtin avaz duke rrezikuar fitoren edhe në komunën e Bërvenicës nëpërmjet të përçarjes së votës edhe aty, thuhet në njoftimin për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell Portalb.mk.

Në interes të fitores dhe unifikimit të votës së qytetarëve në Bërvenicë, BDI nuk ka propozuar kandidat dhe ka ftuar të gjitha partitë të tërheqin kandidaturat duke përkrahur kandidatin e vetëm të pavarur në këtë komunë.

BDI është e përkushtuar për bashkim, për bashkëveprim dhe për fitore të qytetarëve.

Rezultatet e politikave të gabuara dhe pa përvojë të Besës janë përçarja historike e votës shqiptare më 11 dhjetor dhe humbjes më se 9 deputetëve shqiptar, mosvotimi i Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferri, nxitje të dhunës në Kuvend nëpërmjet të këndimit të gabuar të himnit kombëtar për ti provokuar protestuesit maqedonas, braktisjes së Parlamentit më 27 prill,

 mosvotimit për shkarkimin e kryerprokurorit, mosvotimit për përfshirje në rend të ditës së ligjit për gjuhën, mosvotimit të qeverisë reformuese, refuzimit të uljes dhe marrjes vesh me partitë tjera politike shqiptare dhe refuzimit të deklaratës së përbashkët shqiptare, theksojnë më tej nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button