Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” (UNITETI dhe RDK) do të garojë në katër komuna

Partitë UNITETI dhe RDK, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, në zgjedhjet lokale të 15 tetorit do të garojë në katër komuna. Në Dibër kryetari i degës, Shkëlqim Xhafa do të garojë për kreun e komunës, ndërsa bartëse e listës për këshilltarë është përzgjedhur Munire Dumani. Në Çair koalicini do të garojë vetëm me listë për këshilltarë dhe të njejtës do t’i prijë afaristi Orhan Loku. Poashtu, edhe në Kumanovë, kryetarja e degës së Unitetit Xhavide Zymberi-Ebibi është përcaktuar si bartëse e listës së këshilltarëve tëkoalicionit “Aleanca për Shqiptarët” për këshillin komunal të Kumanovës. Në Gostivar, siç është bërë e ditur tanimë, ky koalicion do të garojë me Shpat Iseinin për kryetar komune, ndërsa  Luljeta Aziri do të udhëheqë listën për këshilltarë komunal në Gostivar, thuhet në njoftimin për media nga Aleanca për Shqiptarët.

Vlen të theksohet se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komune si dhe veçanërisht gjatë përpilimit të listave me kandidatë për këshilltarë, degët partiake kanë qenë të hapura për njerës jopartiak, aktivistë të shoqërisë civile, intelektualë, studentë.. ndërsa rëndësi të veçantë i është dhënë përfaqësimit të gjinisë femërore.

Koalicioni për zgjedhjet lokale “Aleanca për Shqiptarët” (Uniteti, RDK) është i bindur se qytetarët do të përkrahin këtë opsion për ndryshime dhe më 15 tetor do të kthejnë komunat në duart e tyre.

LEXO: Lojërat politike! Si të dallojmë Aleancën e Selës dhe atë të Memedit e Ostrenit? (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button