Merkel i kanoset me sanksione financiare Hungarisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Hungaria do të mund të ballafaqohet me sanksione financiare, nëse nuk e respekton vendimin e Gjykatës të BE-së, e cila vendosi që Budapesti duhet të pranojë një numër të caktuar të refugjatëve në pajtim me planin e Komisionit Evropian për shpërndarjen e emigrantëve midis vendeve anëtare të Unionit.

“Secili që nuk e respekton solidaritetin duhet që të dijë se kjo nuk do të kalojë pa pasoja, përfshirë edhe negociatat për ndihmë të ardhshme financiare”, deklaroi Merkel në intervistën për gazetën “Norduest Cajting” në një javë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, të caktuara për më 24 shtator.

Lidhur me propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në kuadër të Zonës Shengen, Merkel deklaroi se Gjermania tani për tani nuk mund të heqë dorë nga kontrollet e kufijve të saj.

Gjermania së bashku me Austrinë, vendosën kontrolle  të kufijve të tyre në shtator të vitit 2015, në kulmin e fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve përmes Ballkanit drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Të tilla kontrolle më vonë vendosën edhe disa vende anëtare të Zonës Shengen.

Në intervistë Merkel vlerëson edhe se terrorizmi islamist paraqet rrezik për tërë botën, duke shtuar se edhe “midis refugjatëve ka disa që planifikojnë akte terroriste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button