Janë mbyllur plazhet në Athinë dhe rrethinë për shkak të derdhjes së naftës

Ministria greke e Shëndetësisë sot solli vendim urgjent për ndalesë për not në plazhet në të gjitha rajonet e Atikës për shkak derdhjes së naftës në afërsi të Salaminës.

Mes lokacioneve të ndaluara gjenden edhe shumë plazhe të njohura rreth Athinës dhe Pireut, transmeton MIA.

Tankeri “Agina Zoni 2” u përmbys të dielën në afërsi të ishullit Salamina, ndërsa prej tij u derdhën rreth 2.500 kubë naftë dhe gaz, që shkaktoi dëm të madh ekologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button