fbpx

Largimi i Mesit nga Barcelona, Bartomeu shuan polemikat

Rinovimi ose jo i kontratës nga Messi, i ka trazuar jo pak tifozët e Barcelonës, të cilët pas largimit të Naymar, janë jo pak të frikësuar se idhulli i tyre mund të luhatet nga ndonjë ofertë supermilionëshe e klubeve të tjera, transmeton Top Channel.

Kontrata e re e Messit e bërë publike muaj më parë, nuk u ratifikua kurrë zyrtarisht, e prej kohësh flitet për një pakënaqësi të argjentinasit.

Për të shuar polemikat e fundit, e për të evituar çdo hije dyshimi, ka qenë vetë presidenti bluagranëve që ka siguruar se Messi e ka firmosur kontratën.

“Foton zyrtare me firmën do ta bëjmë, nuk na nxiton asgjë. Kontrata është firmosur nga i ati, po vijon të luaj në bazë të kontratës së re, e cila u firmos më 29 ose 30 korrik. Nuk ka provë më të mirë për angazhimin e tij se sa ta shohësh të luaj”, deklaroi  Bartomeu gjatë një interviste për televizionin ‘Tv8’ në Spanjë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close