Inter e Napoli, në garë për Alcacer

Paco Alcacer nuk po kalon një periudhë aspak të mirë te Barcelona dhe së fundi janë shtuar zërat për një largim të tij gjatë merkatos së janarit, shkruan Top Channel.

Ish sulmuesi i Valencias ka zgjuar menjëherë interesin e shumë klubeve, ku spikasin dy italianet, Inter dhe Napoli.

Zikaltrit kërkojnë një profil ‘loë cost’, si alternativë të Icardit dhe Alcacer është zgjedhja ideale, duke pasur parasysh edhe moshën e tij të re, vetëm 24 vjeç.

Sulmuesi spanjoll iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2016, por gjatë kësaj periudhe ka luajtur vetëm 23, takime, shumicën e të cilave si zëvendësues dhe ka shënuar 6 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button