Shekerinska: Maqedonia sërish shihet si subjekt kredibil në skenën ndërkombëtare

Kontratë për blerje të 3.000 palë pantallonave për ushtarë, procedurë e filluar për rinovim të dy objekteve në kazermën ‘Goce Dellçev’ dhe Ilinden në Shkup, kthimi i përqëndrimit në reformat kyçe në mbrojtje dhe anëtarsimi në NATO… janë disa nga aktivitetet e realizuara të Ministrisë së Mbrojtjes për të cilat informoi sot ministrja Radmilla Shekerinska për punën në100 ditët a para.

“Hasa në buxhet të shkurtuar në masë ekstreme në Armatë, buxhet të shkurtuar në mbrojtje, mungesë e kushteve elementare për kryerje të punëve të përditshme të ushtarëve, pajisje e vjetëruar dhe pa mirëmbajtje, marrëdhënie të acaruara…”, tha Shekerinska

Ajo njoftoi për kontrata të nënshkruara në vlerë prej 82 milionë euro, që janë shfuqizuar vetëm disa ditë para largimit të Qeverisë paraprake, për mungesë mjetesh për pagat e të punësuarve në Ministrinë e mbrojtjes dhe Armatë, si dhe për hapjen e dokumenteve të klasifikuara për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë shtetit, udhëtime për të cilat tha se janë harxhuar shuma të mëdha, ndërsa armata nuk ka pasur kushte themelore për funksionim.

Bashkësia ndërkombëtare dhe NATO, shtoi Shekerinska, e dallon vendosshmërinë tonë për të shfrytëzuar këtë mundësi të dytë pas 11 vitesh qëndrim në vend.

“NATO është organizatë serioze, anëtarët e saj janë shtete serioze dhe anëtarësia në atë organizatë merret vetëm nëse plotësoni kritere serioze dhe anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm përmbushje qëllimi për Maqedoninë, por nënkupton qytetarë të sigurtë, rritje ekonomike dhe standard më të lartë jetësor”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button