fbpx

Selena Gomez transplantoi veshkën nga shoqja e saj

Selena Gomez ka sqaruar se përse gjatë kësaj vere nuk ishte e pranishme në media, përkundër publikimit të këngëve të saj të reja.

Në një postim në Instagram, bukuroshja 25-vjeçare, ka njoftuar se gjatë verës kishte bërë transplantimin e veshkës, të cilën ia dhuroi shoqja e saj e ngushtë, Francia Raisa.

Selena Gomez për një kohë të gjatë po vuante nga sëmundja e Lupusit, që paraqitet kur sistemi imunologjik nuk funksionon normalisht. Ky aktivitet anormal i sistemit imunologjik shkakton dëmtime të indeve.Nëse nuk diagnostikohet me kohë dhe nuk mjekohet në mënyrë adekuate, mund të vijë deri te dëmtimi i organeve.

Duke publikuar fotot e shenjave të operacionit në bark, ajo ka thënë se shoqja me vetë dëshirë ia kishte dhënë veshkën, transmeton Koha.net.

“E di se shumë fansa e kanë vërejtur që unë nuk kam qenë aktive gjatë verës dhe më kanë pyetur përse nuk kam promovuar këngë e mija, me të cilat jam krenare. E zbulova se duhet të bëjë transplantim veshke shkaku i Lupusit dhe po rikuperohesha”, ka shkruar Selena Gomez.

“Ishte ajo që kishte nevojë shëndeti im. Po e ndaj me ju këtë rrugëtim që e kam bërë në muajt e fundit”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close