Drejtori i Doganës paralajmëroi zgjidhje të problemeve gjatë procedurave doganore

Drejtori i Drejtorisë së Doganave Gjoko Tanasoski paralajmëroi zgjidhje të shpejtë të problemeve me të cilat ballafaqohen shpedicionet, transportuesit dhe biznesmenët gjatë procedurave doganore.

Në takimin e organizuar sot në hapësirat e Drejtorisë së Doganave, ata theksuan se duhet shumë të punohet në ç’rrënjosje e korrupsionit, objektivitetin gjatë seleksionimit në kontrolle dhe përshpejtimin e procedurave doganore, transmeton MIA.

Drejtori Tanasoski premtoi se maksimalisht do t’i përkushtohet rritjes së besimit mes Doganës dhe pjesëmarrësve në procedurën doganore, e me këtë edhe ç’rrënjosje e korrupsionit, si dhe rritjen e strategjive, procedurave dhe metodave për lehtësimin e zhvillimit së tregtisë dhe ndërmarrjen e masave në pajtim me dispozitat ligjore dhe nevojat legjitime të bashkësisë afariste.

Takimi i sotëm u organizua me qëllim që të bisedohet për sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në procedurat doganore dhe të dëgjohen propozimet si Drejtoria e Doganave dhe bashkësia e biznesit bashkarisht të krijojnë ambient konkurrent ekonomik .

Nga Dogana paralajmërojnë se edhe në të ardhmen do të organizojnë takime të tilla që të përmirësohet puna dhe avancimi i bashkëpunimit me të gjithë faktorët në procedurat doganore. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button