fbpx

Turqi: Kurdët irakianë do ta paguajnë çmimin për referendumin

Turqia sot i paralajmëroi kurdët nga rajoni autonom në Irak “se me siguri do ta paguajnë çmimin” për rezistencën e tyre që të mbajnë referendum për pavarësi.

“Rajoni kurd do të duhet të jetë i vetëdijshëm se me siguri do ta paguajë çmimin për insistimin që të mbahet referendum edhe krahas paralajmërimeve tona miqësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, shtohet se janë “alarmuese” mesazhet gjithnjë e më të ashpra të udhëheqësisë kurde për pavarësi.

Kurdët irakianë më 25 shtator planifikojnë të mbajnë referendum në tre krahinat e Kurdistanit irakian, por edhe në territoret e tjera kontestuese me shumicë të popullatës kurde. Kurdistani është rajon në Irakun verior, i cili ka autonomi nga viti 1991. Forcat e armatosura të Kurdistanit irakian marrin pjesë në ofensivën kundër Shtetit Islamik.

Paralajmërimi për referendumin tanimë po i rrit tensionet, si në Bagdad, ashtu edhe në Teheran dhe në Ankara. SHBA-ja, aleati kryesor i kurdëve përpiqen të arrijnë anulim të referendumit, duke druajtur nga destabilizimi i rajonit.

Por, edhe krahas apeleve të autoriteteve në Kurdistanin irakian nuk heqin dorë nga referendumi dhe vlerësojnë se me votimin hapet rruga drejt shtetit të pavarur.

Në rast se Kurdistani irakian të ndahet nga Iraku kjo do të thoshte riorganizim më i madh i kufijve të Lindjes së Afërt nga formimi i Izraelit në vitin 1948 me sipërfaqe të Zvicrës, i pasur me naftë.

Kurdistani irakian merr rreth 10 për qind nga territori irakian dhe ka rreth tre milionë banorë nga gjithsej popullata 37-milonëshe në Irak.

Minoritet kurd përveç në Irak, ka në Turqi, në Iran dhe në Siri.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close