Gjykata Supreme e SHBA-së e lejoi ndalesën për hyrjen e refugjatëve

Gjykata Supreme amerikane i lejoi presidentit Donald Tramp të vendos ndalesë për hyrjen e refugjatëve nga tërë bota në SHBA.

Gjykata Supreme e SHBA-së e pranoi ankesën e Administratës së Trampit për vendimin e Gjykatës Federale të Apelit e cila, sipas Ministrisë së Drejtësisë, do të mundësonte para fundit të tetorit në SHBA të hyjnë rreth 24.000 refugjatë.

Megjithatë, ky nuk është vendimi përfundimtar i Gjykatës Supreme të SHBA-së në lidhje me çështjen për politikën për refugjatët.

Gjykata, më 10 tetor do t’i dëgjojë argumentet për ligjshmërinë e ndalesës për hyrje në SHBA të qytetarëve nga gjashtë vende kryesisht myslimane, si dhe refugjatë nga e tërë bota.

Ende nuk është e qartë për çka saktë duhet të vendosë Gjykata, sepse ndalesa për qytetarët e gjashtë vendeve myslimane, që u vendos në 90 ditë, skadon nga fundi i muajit, ndërsa vlefshmëria e ndalesës për hyrje të refugjatëve do të ndalojë për një muaj. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button