fbpx

Hasina: Mianmari duhet t’i pranojë prapa të gjithë refugjatët rohinxhë

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina deklaroi sot se Mianmari duhet t’i pranojë prapa të gjithë, qindra mijë refugjatët, pjesëtarë të bashkësisë myslimane rohinxhë, të cilët arritën në territorin e Bangladeshit pas dhunës, që muajin e kaluar shpërthyen në provincën veriore Rakhajn të Mianmarit.

Hasina gjatë vizitës të një kampi të refugjatëve, kërkoi nga autoritetet e Jangonit situatën aktuale ta shohin nga ana e saj humanitare.

“Tani vuajnë njerëz të pafajshëm dhe kjo duhet të ndërpritet”, deklaroi kryeministrja e Bangladeshit.

Rreth 370.000 rohinxhë e kanë kaluar kufirin mes të dy vendeve fqinje, në tentim të shpëtojnë nga dhuna.

Ajo shtoi se Bangladeshi mund të ofrojë strehim derisa Mianmari nuk i pranon prapa.

Rohinxhët ikin nga Bangladeshi që prej viteve të shtatëdhjeta të shekullit 20, dhe vetëm në dy kampe refugjatësh në territorin e këtij vendi ka mbi 32.000 ithtarë të kësaj bashkësie myslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close