fbpx

Janë konfirmuar edhe përmbajtje tjera kontestuese në librat e tërhequr

Librat për arsim qytetar për klasën e tetë dhe shoqëri për klasën e katërt të cilët janë tërhequr me vendim të ministres të Arsimit dhe Shkencës nuk duhet të shfrytëzohen, ndërsa Komisioni që punonte në shqyrtimin e tyre konfirmoi edhe përmbajtje tjera kontestuese krahas atyre për të cilat u dorëzuan parashtresa.

Këtë e kumtoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Treneska Deskoska në konferencë për media në të cilën kishte raport për 100 ditët e parë të punës në këtë dikaster, transmeton MIA.

Librat janë tërhequr edhe nxënësit edhe arsimtarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë në mësim, ndërsa Byroja për zhvillim, siç tha ministrja, deri në fund të javës duhet në ueb faqen e saj të publikojë doracak për mësimdhënësit të cilët do të ligjërojnë në këto dy lëndë.

“Deri te unë arriti informacioni se janë ndarë librat e tërhequr dhe kjo është në kundërshtim me vendimin që e solla. Sërish do të dërgohen njoftime deri te të gjitha shkollat, por me njoftim të veçanta deri te ata për të cilët kemi informacione se janë ndarë libra”, tha Treneska-Deskoska.

Librat janë tërhequr për shkak përmbajtjeve të konfirmuara diskriminuese dhe stereotipive, pas parashtresave të dorëzuara.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close