Kocijançiç: Zgjedhjet e ardhshme janë pjesë e pritjeve të Brukselit për reforma në Maqedoni

Bashkimi Evropian i mbështet përpjekjet reformuese në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq që kjo qartë i përfshin edhe pritjet nga zgjedhjet e ardhshme lokale, përkatësisht zbatimin e tyre të drejtë dhe efikas, saktësoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, për akuzat e opozitës në Maqedoni drejtuar këto ditë pushtetit se po përgatit mashtrim zgjedhor përmes keqpërdorimit të autorizimeve dhe kapaciteteve shtetërore, zëdhënësja e Qeverisë joformale të BE-së u përgjigj “ne edhe paraprakisht thamë qartë se çka presim nga IRJ e Maqedonisë. Të gjithë janë të vetëdijshëm se ne bëmë të qartë se Qeveria e re, së bashku me opozitën, duhet t’i lënë ndarjet anash dhe të punojnë së bashku në implementimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe në marrëveshjen e Përzhinës, ndërkaq me qëllim që vendi të kthehet në rrugën integruese euro-atlantike. Ne i mbështesim përpjekjet reformuese dhe kjo qartë i përfshin edhe pritjet kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme dhe në përgjithësi mënyrën se si të përparohet kur bëhet fjalë për reformat që janë shënuar qartë”, theksoi Kocijançiç.

Siç është bërë e ditur, Brukseli zyrtar po i ndjek prej së afërmi përgatitjet për zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë, me fokus në vetë ditën zgjedhore dhe raportin e OSBE/ODIHR-së për të njëjtat, posaçërisht për shkak të faktit se janë të parat në mandatin e Qeverisë së re të Maqedonisë të kryeministrit Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button