SHBA shënon 16 vjetorin nga sulmet e tmerrshme terroriste më 11 shtator (VIDEO)

SHBA-ja nesër do të shënojë 16 vjet nga sulmet terroriste, të cilët më 11 shtator të vitit 2001 e shokuan gjithë botën.

Në sulmet jetën e humbën gjithsej 2.998 njerëz, prej të cilëve 2.603 në Qendrën tregtare botërore, 246 udhëtarë në aeroplanët e rrëmbyer, 125 në Pentagon dhe 24 persona të tjerë rezultojnë si të zhdukur. Në këtë përmbledhje nuk janë përfshirë edhe 19 terroristët e vdekur.

Ndihmësi i presidentit amerikan për çështje për luftë kundër terrorizmit, Tom Bosfort dje deklaroi se shërbimet speciale amerikane nuk disponojnë me të dhëna se kundër SHBA-së po përgatiten ndonjë sulme të mëdha lidhur me përvjetorin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

“Tani për tani nuk ka kanosje reale nga ana e terroristëve, për të cilët do të nevojitej të ndërmerren aksione”, tha Bosfort.

Sulmet në vitin 2001 i kanë kryer pjesëtarë të grupit terrorist Al Kaeda, ndërsa kjo ngjarje tragjike e shënoi fillimin e fushatës së përgjithshme amerikane dhe perëndimore kundër terrorizmit, e cila rezultoi me luftërat në Afganistan dhe Irak, me hapjen e burgut në Guantanamo, përforcim të masave të sigurisë dhe agjencive në favor të së drejtave të njeriut, me rritje të buxhetit ushtarak.

Lufta kundër terrorizmit ende zgjat, por Al Kaedan, lideri i të cilës Osama bin Laden është vrarë, e zëvendësuan degët e saj dhe Shteti Islamik, kundër të cilëve zhvillohen luftime në Lindjen e Afërt, në Siri dhe në Irak, derisa cak i kryengritësve janë kryeqytetet evropiane.

Në SHBA shënimi i përvjetorëve tradicionalisht shënohet në Qendrën memoriale kombëtare, e cila ndodhet në vendin e Qendrës së dikurshme tregtare botërore, ku janë rrënuar kullat binjake.

Më 11 shtator të vitit 2001 dy aeroplanë të rrëmbyer i goditën kullat binjake pas çka pasoi goditje e aeroplanit të tretë mbi ndërtesën e Pentagonit në Uashington. Në fund është rrëzuar një aeroplan në Pensilvani.

Aksioni i 19 pjesëtarëve të Al Kaedas filloi me rrëmbimin e katër aeroplanëve të udhëtarëve, të cilët kanë fluturuar nga aeroportet në Boston, Nju-Jork dhe Uashington.

Rrëmbyesit kanë hyrë në kabinat e aeroplanëve dhe duke përdorur thika për prerje të letrës, të cilët i kanë kontrabanduar, i kanë vrarë pilotët dhe e kanë marrë kontrollin mbi fluturaken.

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 deri tani janë një nga ngjarjet më të rëndësishme në shekullin 21, që shkaktoi pasoja të shumta ekonomike, sociale, kulturore dhe të tjera në SHBA dhe pjesë të tjera të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button