PDSH zyrtarizoi kandidatin e tyre për zgjedhjet e 15 tetorit

Partia Demokratike Shqiptare – dega Tetovë mbajti kuvendin e saj dhe për kandidat të komunës së Tetovës për zgjedhjet e 15 tetorit zgjodhi Bardhyl Dautin, kurse për bartës liste Adnan Bilallin, njofton kjo parti.

” Plani është i detajuar operacional dhe i saktë.Pikë së pari është  rikthimi i shpresës për një jetë më të mirë, për një jetë më të mirë urbane, për një qytetari më aktive dhe për shërbime politike më eficente. Qytetarët e Tetovës janë ballafaquar me detyrime të larta fiskale për kundër vlerë të shërbimeve të ulta nga qeverisja e kaluar komunale gjë që nuk do të përsëritet dhe do të bëjmë harmonizime të tilla buxhetore në mënyr që edhe detyrimet fiskale të qytetarve të komunës së Tetovës të jenë të ulta dhe për ato detyrime që do të paguajnë të gëzojn benefite më të larta. Pra duhet të konsiderohet edhe harmonizimi i mirëqenies së qytetarëve të komunës së Tetovës me mundësi dhe kapacitete buxhetore që komuna e Tetovës mund të ofroj në emër të shërbimeve publike qytetarve” tha Dauti.

“Prej sot ju kisha apeluar të gjithëve që të kemi një angazhim serioz dhe besoni se jemi shumë afër të rikthimit të situatës. Shumë qytetarë që i kam komunikuar ditët e fundit dhe javët e fundit mezi presin mundësinë për një shpresë të re, që vazhdon të jetë kandidatura e profesor Bardhylit. Sigurisht që njerëzit e vërtetë janë ata që nuk hynë nëpër kandidatura, ata që bëjnë kompromise dhe ata si Bardhyli që kur i japim një detyrë tjetër e lëshon njërin post. Po, Bardhyli sigurisht që do tju bëj apel edhe konkurentëve tjerë që kështu të veprojnë edhe pse ata nuk do të veprojnë. Suksese dhe shëndet” tha kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button