Ministri Taravari në Asamblenë e OBSH-së në Budapest

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari udhëton sot në Budapest, ku së bashku me një delegacion nga Ministria do të marrin pjesë në asamblenë rajonale për Evropë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me këtë rast, Taravari nesër do të ketë prezantimin e tij.

Ministri i Shëndetësisë, në kuadër të vizitës së punës në Budapest, sot do të nënshkruajë marrëveshjen dyvjeçare për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sot Taravari do të realizojë takim pune me drejtoreshën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zuzana Jakab.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button