Tmerruese, Irma shkaktoi dëm prej 1,2 miliardë euro në Karaibet (VIDEO)

Dëmi, të cilin e shkaktoi uragani shkatërrues Irma në ishujt franceze karaibiane Sen Marten dhe Sen Bart vlerësohet në 1,2 miliardë euro, njoftoi sot kompania shtetërore e sigurimit franceze, CCR.

“Kjo shumë e mbulon dëmin e shtëpive, automjeteve dhe firmave, të cilët janë të siguruar në rast të fatkeqësisë natyrore”, thuhet në kumtesën e CCR-së.

Uragani Irma në Karaibet lë shkretëtirë dhe shkatërrime të mëdha, ndërsa mori edhe të paktën 21 jetë të njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button