fbpx

Shuhet në moshën 66- vjeçare aktorja e njohur Hajrie Rondo (VIDEO)

Aktorja e njohur Hajrie Rondo është ndarë nga jeta pasditen e sotme në Himarë. Pavarësisht premtimeve se do të mposhte sëmundjen e rëndë, dhe do kthehej fuqishëm në skenën shqiptare, ajo nuk ia doli dot.

Rondo, ose siç e njohim të gjithë si “Tana” tek komedia “14 vjeç dhëndër” humbi betejën e saj të vetme me sëmundjen duke u ndarë nga kjo jetë në moshën 66- vjeçare.

Pak kohë më parë ajo u nderua nga kryebashkiaku Erion Veliaj me me çmimin “Simboli i Qytetit” ku dhe mbajti fjalimin frymëzues dhe rrëfeu mes dhimbjes e forcës luftën me sëmundjen e mundimshme.

“I thashë sëmundjes ik tutje se kam pak punë”, u shpreh aktorja duke u kthyer në simbol force e frymëzim për të gjithë. – “Shiheni jetën me ngjyra”, tha ajo.

Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, ku ka spikatur për rolin e saj si “Tana” te komedia “14 vjeç dhëndër”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close