Babai i Ramush Haradinajt: Kosova i ka borxh Ramushit (VIDEO)

Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj, pak para se djali t’i votohet për kryeministër të vendit, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën se Kosova i ka borxh djalit të tij.

Këtë borxh, Hilmi Haradinaj, shpreson se Kosova do t’ia kthejë sot Ramush Haradinajt.

“Presim që, dhashtë zoti, sot të shkojë gjithçka për mirë. Jemi pak me ngarkesë, por mendojë se do të përfundojë mirë. Ramushi duhet dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë, sepse Ramushi, jo që është i joni, por ka dhënë shumë për Kosovën, bashkë me familjen e vëllezërit dhe Kosova i ka borxh Ramushit”.

Ndërsa Rukë Haradinaj, nëna e të nominuarit për kryeministër, është shprehur shumë optimiste se djali i saj do bëhet edhe njëherë udhëheqës i qeverisë së Kosovës.

“Ramushi do të fitojë, besimin e kemi pasur gjithmonë se do të dalë fitimtar edhe sot besoj se do të dalë mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button