fbpx

“Princi saudit viziton fshehurazi Izraelin”

Një princ i Arabisë Saudite, në fillim të kësaj jave ka vizituar fshehurazi Izraelin, në mënyrë që të nxitet rifillimi i procesit të bllokuar të bisedimeve për paqe mes arabëve dhe izraelitëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Radioja izraelite ka transmetuar lajmin se “princi nga familja mbretërore saudite, ka vizituar fshehurazi vendin për të diskutuar me zyrtarët izraelit mundësitë dhe idetë për të çuar përpara paqen rajonale”.

Vizita e raportuar është bërë përkundër faktit se Arabia Saudite refuzon të njoh shtetin e Izraelit.

Radiostacioni izraelit nuk publikoi emrin e princit, megjithatë, ministria e Jashtme izraelite dhe zyra e kryeministrit nuk pranuan të komentojnë mbi raportin.

Në kontekst të kësaj, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ditë më parë deklaroi se bashkëpunimi mes vendit të tij dhe shteteve arabe asnjëherë nuk ka qenë më i afërt se tani.

Në muajt e kaluar Netanyahu shpeshherë ka folur për “përparime të dukshme” në marrëdhëniet izraelite-arabe, por ka hezituar të shpalosë më shumë detaje.

Egjipti dhe Jordania, me të cilët në vitin 1979 dhe 1994 Izraeli nënshkroi marrëveshjen e paqes, aktualisht janë të vetmet shtete arabe që kanë marrëdhënie zyrtare me shtetin e vetëshpallur hebre.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close