Kryediplomatët e BE-së mesazhe për mbështetjen e Turqisë

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), bënë vlerësime të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryediplomatët e vendeve të BE-së të cilët marrin pjesë në mbledhjen jo formale të Ministrave të Jashtëm të BE-së e cila mbahet në kryeqytetin e Estonisë, Talin, para mbledhjes dhanë deklarata për gazetarët.

Shefi i diplomacisë së Britanisë, Boris Johnson, duke theksuar se nuk duhet injoruar se Turqia kalon nga një periudhë shumë e vështirë dhe se nuk duhet të largohet nga BE-ja, tha se “Turqia është shumë e madhe dhe për të gjithë ne në aspektin strategjik është një shtet shumë i rëndësishëm.”

Ai theksoi se duhet të bëhen përpjekje që Turqia të përparojë në rrugë të drejtë.

“Ekonomia e Turqisë është duke forcuar në mënyrë shumë të shpejtë”

Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se, “Ekonomia e Turqisë është duke forcuar në mënyrë shumë të shpejtë. Turqia ka një vullnet të madh në drejtim të bërjes së ekonomisë së 10-të më të madhe në botë.”

Szijjarto theksoi se marrëveshja për refugjatët e arritur mes Turqisë dhe BE-së ende vazhdon të japë rezultate pozitive. “Formimi i një partneriteti strategjik me Turqinë është mes interesave themelore të BE-së”, u shpreh ai.

“Është e rëndësishme që BE-ja të qëndroj afër Turqisë

Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë së Irlandës, Simon Coveney, tha se “Është e rëndësishme që BE-ja të qëndroj afër Turqisë”. Ai duke treguar se kanali për dialog me Turqinë duhet qëndrojë hapur dhe se procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE duhet të vazhdojë, tha se disa ndryshime në Turqi nuk mund të injorohen.

“Por kjo nuk duhet të ndaloj që ne të vazhdojmë t’i zgjasim dorë Turqisë dhe të formojmë marrëdhënie më të mira”, u spreh Coveney.

“Një mundësi e mirë për t’i dëgjuar homologët tanë turq”

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, duke treguar se ka disa shqetësime në lidhje me përdorimin e kanaleve të INTERPOL dhe disa procese të paraburgimit në Turqi, tha se “Kjo mbledhje për t’i dëgjuar homologët tanë turq është një mundësi e mirë. Do të bisedojmë me ato se çfarë ndodh në Turqi dhe marrëdhëniet tona.”

“Vetëm në problemin e refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit vazhdon bashkëpunimi”
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders, duke theksuar se marrëdhëniet Turqi-BE janë duke kaluar nga një periudhë të vështirë, tha se negociatat kanë ardhur në fazën e ngrirjes.

“Mes Turqisë dhe BE-së vetëm në problemin e refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit vazhdon bashkëpunimi”, tha Reynders.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button