Orban: Hungaria nuk do të bëhet vend migrantësh

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për rivendosjen e migrantëve nëpër Evropë, në bazë të sistemit të kuotave, “i hap rrugë përzierjes së popujve dhe kulturave në kontinent”, shkruan REL.

Ai tha se Hungaria, e cila refuzon të marrë pjesë në planin e BE-së për shpërndarjen e migrantëve që hyjnë në Greqi dhe Itali, nuk është “vend migrantësh dhe nuk dëshiron të jetë”.

Në vitin 2015, Bashkimi Evropian ka vendosur të pranojë rreth 160,000 migrantë, të cilët do të shpërndaheshin me kuota nëpër vendet anëtare. Mirëpo, ky detyrim ligjor është përballur me rezistencën e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Kërkesën për interpretim të vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e kanë paraqitur Hungaria dhe Sllovakia.

Orban tha se në vend të luftës ligjore, Hungaria duhet të bëjë tani “luftë politike” për të ndryshuar vendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button