fbpx

Martin Shkreli: Ofroj 5 mijë dollarë që t’ia shkulni flokët Hillary Clintonit

Prokurorët amerikanë kanë kërkuar nga gjykata që Martin Shkrelit t’i hiqet lirimi me kusht dhe të burgoset për shkak të kërcënimeve që ka bërë kundër Hillary Clinton.

“Që nga 4 gushti 2017, Shkreli ka përshkallëzuar kërcënimet dhe ngacmimet që justifikojnë arrestimin e tij në pritje të dënimit”, thuhet në deklaratën e prokurorëve.

Sipas akuzuesve, shqiptari më i urryer në botë Martin Shkreli ka kërcënuar kohët e fundit ish-sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton, duke ofruar publikisht 5 mijë dollarë për këdo që do ta kapte nga flokët.

Prokurorët thonë se ekzistonte rreziku që një prej ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale të Martin Shkrelit, të merrte seriozisht deklaratat e tij.

Shqiptari më i urryer në botë, u bë i famshëm për rritjen e çmimit të një ilaçi që përdoret nga pacientët e diagnostikuar me HIV/AIDS, përcjell tv.klan.

Së fundmi, një gjykatë amerikane e ka gjetur atë fajtor për mashtrim me të ardhurat.

Ai është i lirë gjatë kohës që zhvillohet procesi gjyqësor.

Martin Shkreli përballet me 20 vite burg, ndonëse dënimi përfundimtar i tij mund të jetë shumë më i ulët.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close