Arbitri vuri në skedinë ndeshjen, FIFA: Të përsëritet Afrikë e Jugut-Senegal

Ndeshja mes Afrikës së Jugut dhe Senegalit e vlefshme për kualifikueset e Botërorit e luajtur më 12 nëntor të 2016-ës dhe e fituar 2-1 nga afrikanojugorët do të përsëritet, njofton Top Channel.

Ky ka qenë vendimi i FIFA-s, që ka arritur në konkluzionin se gjyqtari kryesor i kësaj sfide, ganezi, George Lamptey, tashmë i pezulluar përjetë ka influencuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Një lajm i bujshëm ky që krijon një precendent shumë të rëndësishëm. Afrika e Jugut dhe Senegali bëjnë pjesë në Grupin D kualifikues të konfederatës afrikane, ku të diferenca mes ekipit të parë dhe të fundit ishte vetëm 2 pikë. Burkina Faso dhe Kepi i Verdhë kishin nga 6 pikë, Senegali 5 dhe Afrika e Jugut 4.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin Peter Mokaba, George Lamtey vërshëllei për një 11-metërsh të paqenë për prekje të topit me dorë nga senegalezi Kulibaly në fund të pjesës së parë. Për cudi të të gjithëve kryesori ganez e drejtoi gishtin nga pika e bardhë. Më pas u zbulua se Lamptey kishte pasion bastet, sidomos ato me shumë gola, ndaj kishte bërë gjithcka që në këtë sfidë të drejtuar nga ai vetë, të shënoheshin të paktën tre gola.

Protestat e Senegalit cuan në nisjen e hetimeve nga Konfederata Afrikane. Lamptey fillimisht u pezullua 3 muaj, por pasi në krye të qeverisë së futbollit afrikan u emërua Ahmad Ahmad, gjyqtari ganez i pezullua përgjithonë. FIFA ka gjetur prova të përfshirjes së Lamptey në botën e basteve, ndërsa në ndeshjen konkrete fluksi i lëvizjes së parave për bastin me gola ka qenë anormal. FIFA-s i janë dashur plot 6 muaj për të vendosur që ndeshja duhet përsëritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button