Komiteti i Helsinkit: Maqedonia është vetëm vend transitor për refugjatët, ata nuk ndalen në këtë vend

Republika e Maqedonisë paraqet vetëm vend transitor për refugjatët e krizës së refugjatëve dhe në asnjë rast nuk paraqet destinacion të fundit për ta, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit siç thonë të nxitur prej disa strukturave të caktuara politike lidhur me Strategjinë e propozuar për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027.

“Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën prej qershorit 2015 deri në përfundimin e “Rutës ballkanike” në mars, 2016, përmes Republikës së Maqedonisë kanë transituar gjithsej 472.432 refugjatë. Duke e pasur parasysh atë që vetëm në këtë periudhë refugjatët janë regjistruar, numri real i refugjatëve të cilët kanë kaluar është shumë më i madh. Sipas të dhënave statistikore të Komisionit Evropian, përmes Republikës së Maqedonisë në vitin 2015 kanë transituar mbi 815.000 mijë, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2016, 89.197 refugjatë”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

Në bazë të kërkesës për qasje tek informacionet me karakter publik, sipas MPB-së, gjatë tre viteve të kaluara, gjegjësisht në periudhën prej vitit 2015, së bashku me muajin qershor 2017, në Republikën e Maqedonisë janë dorëzuar gjithsej 2.243 kërkesa për njohjen e së drejtës për azil nga 2.717 persona. Prej tyre vetëm pesë personave u është ndarë statusi i refugjatit të njohur, ndërsa vetëm 11 personave u është ndarë mbrojtje plotësuese.

Komiteti i Helsinkit paralajmëron se përhapja e vazhdueshme dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes ndaj refugjatëve, lehtë mund të çojë drejt kryerjes së veprave nga urrejtja. Ata përkujtojnë se nga fillimi i vitit 2015, deri më sot Komiteti i Helsinkit i ka regjistruar 34 vepra prej urrejtjes, të kryera ndaj refugjatëve apo emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Apelojnë MPB me kujdes ta ndjek dukurinë me gjuhën e urrejtjes dhe të ndërmarrë masa përkatëse ndaj personave të cilët përhapin dhe promovojnë urrejtje në bazë të kombësisë, përkatësisë etnike dhe bindjeve fetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button