Rrogat e prokurorëve do të ulen për 20 përqind

Buxheti i Prokurorisë Publike për vitin 2017 është shkurtuar për rreth 700 mijë euro, konkretisht nga 11.7 në 11 milion euro. Kjo nënkupton edhe shkurtimin e rrogave të Prokurorëve Publik me 20%. Burime të televizionit Alsat M brenda organit të akuzës shpjegojnë se tek Prokurorët është ngjallur pakënaqësi për shkurtimin e të ardhurave.

Megjithatë, organi akuzës në krye me ushtruesen e detyrës Liljana Spasovska nuk ka përgjigje rreth shkurtimit të rrogave. Alsat kërkoi përgjigje nga Prokuroria Publike, por deri në këto momente nga ky organ nuk morëm asnjë qëndrim. As Këshilli i Prokurorëve nuk është njoftuar me vendimin për shkurtimin e rrogave të Prokurorëve.

Kryetari i i ri i këtij Këshilli, Kole Shterjov në një bisedë telefonike shpjegoi se organi të cilin ai drejton është thjeshtë i njoftuar vetëm për shkurtimin e buxhetit dhe se për 20% nuk ka informacione konkrete.

Tetë muaj më parë, kur me Prokurorinë Publike udhëhiqte Marko Zvërlevski, rrogat e Prokurorëve Publik ishin rritur për 20% ndërsa deri në shtator ishte parashikuar që rrogat të rriteshin deri në 35% rritje. Qeveria aktuale është zotuar për reforma në Prokurori si në kuadër të planit 3-6-9 ashtu edhe në kuadër të programit qeveritar, megjithatë reforma e vetme deri më tani është shkarkimi i ish Prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button