Policia zbardh konfliktin me armë në Burrel

Perplasja me armë zjarri mbrëmë në Burrel ka çuar në pranga dy persona, kurse pesë të tjerë janë në kërkim.

Fillimisht në lagjen ‘Partizani” pati një konflikt fizik dhe më pas të shtëna armësh. Si pasojë u plagos Aldo (Akil) Dedja, 33 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjetën 7 copa gëzhoja pistolete model 56.

I plagosuri u arrestua nga policia për moskallëzim krimi. Por, në pranga përfundoi edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja Astrit Suçi. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit iu gjetën 140 gramë lëndë kanabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës. Ndërkohë 5 persona të tjerë midis tyre, një 18 vjeçar i dyshuar si autori i plagosjes, janë shpallur në kërkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button