Uragan i ri i kërcënohet SHBA-së, lëviz drejt Meksikës

Uragani “Katja”, i cili për momentin gjendet në 322 kilometra nga Gjiri Meksikan, ngadalë po forcohet dhe me siguri do të jetë i fuqishëm si uraganët e tjerë kur do të arrijë deri në tokë, paralajmëroi sot Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganë.

“Katja” për momentin është uragani nga kategoria e parë, me shpejtësi të erës prej 121 kilometra në orë.

Qendra kumtoi se për momentin janë aktivë tre uraganë, në Atlantik “Irma” i cili konsiderohet si uragani më i fuqishëm në këtë shekull dhe i cili lëviz drejt Floridës, “Hoze” i cili ende është në det të hapur një mijë kilometra nga Antilet dhe “Katja”, i cili lëviz drejt bregut të Meksikës.

Duke e përshkruar “Katja”-n si “ciklon i vogël tropikal”, qendra amerikane kumtoi se parasheh deri në fund të javës ai ta godasë Verakruz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button