Flet Mikullovci, tregon nëse ka marrë kërkese nga PAN për caktimin e seancës

Pas sigurimit të numrave të nevojshëm nga marrëveshja e koalicionit PAN me partinë e Behgjet Pacollit, AKR, pritet qe shpejt të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Data e nesërme, 7 shtator ishte ndër datat më të përfolura për mbajtje të një seance të radhës në Kuvend, por që PAN ende nuk ka bërë një kërkesë të tillë në Kuvendin e Kosovës.

I kontaktuar nga Indeksonline, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka bërë të ditur se ai nuk ka marre kurrfarë kërkese për vazhdimin e seancës.

“PAN, duhet pasi i kanë bërë numrin të lajmërojnë Kuvendin, saktësisht administratën e Kuvendit që ne jemi të gatshëm për seancë, administrata mua më njofton zyrtarisht, që po bëhet kërkesë “, ka thënë Mikullovci.

Gjithashtu kryesuesi i Kuvendit është shprehur se është pikërisht ai që vendosë për mbajtje të seancës edhe pas një kërkese të tillë.

“Atëherë kur bëhet kërkesë jam pikërisht unë ai që vendosi kur të mbahet seanca”,ka shtuar Mikullovci.

“Ata nuk vijnë personalisht të më thonë mua për seancë, por përmes Kuvendit bëjnë kërkesën”, ka vazhduar kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Mikullovci.

Ndërkohë Indeksonline ka kontaktuar edhe sekretarin e Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ka thënë se nuk ka asnjë të re sa i përket thirrjes së seancës.

“Për gjithçka mund të njoftoheni përmes ueb-faqes së Kuvendit të Kosovës”, është shprehur shkurt Krasniqi.

PAN pritet që në këtë seancë të propozojë emrin e të parit të Kuvendit e më pas të procedohet edhe me formimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button