fbpx

Ministri i Financave: Borxhi publik i Maqedonisë arrin 4,7 miliardë euro!

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot paralajmëroi se deri në fund të vitit do të ketë ndryshime në planifikimin buxhetor dhe se do të përgatitet propozim ligj i ri për reforma në këtë pjesë.

“Borxhi publik arrin 4,7 miliardë euro dhe është e nevojshme të ndryshojë planifikimi buxhetor. Deri në fund të vitit do të ketë ndryshime në kornizën buxhetore me propozim-ligj për reforma në këtë pjesë”, deklaroi sot ministri Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri pas takimit me përfaqësuesit e bankës botërore.

Ai shtoi se është përgatitur edhe propozim strategjia në të cilën ka seri masash me të cilat duhet të vendosen mjete për menaxhim kredibil me borxhin publik. Kjo, siç theksoi, është në drejtim të rekomandimeve të Bankës botërore, të KE-së, të SIPMA-s, si partnerët tanë strategjikë.

Strategjia është në afat të mesëm për periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2021 për menaxhim me financat publike me të cilën përfshihet edhe pjesa e borxhit publik.

Sipas Tevdovskit, në strategji së pari është e nevojshme të ndryshohet mbushja buxhetore afatmesme.

“Deri në fund të vitit planifikojmë të dalim me ndryshim të kornizës buxhetore. Për momentin në Ministrinë e Financave në këtë pjesë punojmë së bashku në një projekt me Finlandën dhe duhet të na sjellë propozim ligj me të cilin saktë do të konfirmohet çka të bëjmë dhe ku do të lëvizin reformat”, theksoi Tevdovski dhe shtoi se si vend duhet të mendojmë në afat të mesëm dhe më gjatë nëse dëshirojmë të kemi sukses.

Potencoi se në strategji ka shtatë prioritete, ndërsa një nga më kryesorët është transparenca, në çka është theksuar edhe nga ana e Bankës botërore.

Midis mjeteve është edhe formimi i këshillit fiskal, i cili është vetëm një prej mekanizmave të cilat do të bëjnë një lloj analize dhe kontrolli.

“Nëse dëshirojmë në Maqedoni të kemi financa publike kredibile do të thotë ta përmirësojmë procesin e transparencës. E dyta të përmirësohet projeksioni i të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Të mendohet në afat të mesëm dhe të vendosen disa mekanizma”, theksoi ministri i Financave

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close