Ushtria ruse e sulmoi SHI-në me raketa “Kalibar”

Marina ushtarake ruse në mëngjesin e sotëm nga Fregata “Admiral Esen” e cila është pjesë e Flotës së Detit të Zi sulmoi objekte nën kontroll të grupit terrorist Shteti Islamik.

Në sulmin е caqeve ushtarake në rajon e qytetit sirian Deir az Zur janë përdorur raketat e sofistikuara “Kalibar” me ç’rast janë shkatërruar shtabi komandues, pikat për ruajtjen e komunikimit, depo për armë dhe punëtori për riparimin e pajisjes ushtarake.

Në sulmin sipas kumtesës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes e kanë humbur jetën një numër i madh i anëtarëve të armatosur të SHI-së.

Grushti ushtarak i marinës ruse ishte drejtuar në drejtim të fshatit Shola ku janë konfirmuar forcat xhihadiste të cilat janë me origjinë nga Rusia dhe nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, publikoi Ministria ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button