Bashkëpunimi rajonal parakusht për ballafaqim me sfidat e sigurisë në shekullin 21

Kur flasim për paqen dhe sigurinë në rajon, të gjithë jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë shumë faktorë që e determinojnë sigurinë e secilit shtet veças dhe të rajonit në tërësi. Me këtë rast nisem nga shkalla e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe shtetit juridik në çdo shtet, e deri në konstelacionin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kur flas për këta faktorë „të brendshëm“ që e determinojnë sigurinë, mendimi im është se ende ngecim kur bëhet fjalë për proceset demokratike të kuptuara në kuptimin e tyre të gjerë, si dhe në funksionimin e shtetit juridik. Këtë e theksoi kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi në fjalimin para pjesëmarrësve në Konferencën e tretë rajonale për siguri “Ballkani ndërmjet perëndimit dhe lindjes: Sfidat e vjetra dhe/apo të reja të sigurisë”, që sot mbahet në Ohër.

Me këtë rast ai si kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë në rajon i theksoi krizën e refugjatëve, përkatësisht rutën ballkanike përmes së cilës kaluan qindra mijëra refugjatë, para se gjithash, nga shtetet në të cilat zhvillohej luftë.

“Republika e Maqedonisë, edhe të gjitha organizatat ndërkombëtare, u përgjigj me sukses në krizën e migrantëve nga të gjitha aspektet, me shkallë të lartë të respektimit të rregullave ndërkombëtare dhe respektimit të standardeve të Kombeve të Bashkuara kur bëhet fjalë për migrimet dhe refugjatët. Për rajonin, asgjë më e vogël nuk është as kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar që më shpesh vjen nga e ashtuquajtura Shteti Islamik. Këtë e përmend nga shkaku që ballafaqimi i suksesshëm me të gjitha sfidat është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit të plotë të të gjitha shteteve në rajon. Duke pasur parasysh nëpër çfarë kaluan shtetet në rajonin e Ballkanit Perëndimor në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimit të këtij shekulli, si edhe antagonizmat e vjetër historikë, mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se vetëm përmes bashkëpunimit bilateral dhe multilateral mund t’i tejkalojmë keqkuptimet e ndërsjella dhe në të njëjtën kohë t’u përgjigjemi të gjitha sfidave që mund ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin, si në çdo shtet, ashtu edhe në rajon dhe më gjerë”, tha Xhaferi.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski nga ana e tij theksoi se procesi i ridefinimit të marrëdhënieve gjeopolitike në botë i filluar nga fundi i shekullit të kaluar hyn në periudhë më dinamike.

“Globalizimi, multipolariteti, vlerat civile-kulturore, para se gjithash standardet ligjore-politike, sado që të shikohen si koncepte shoqërore, njëkohësisht mund të merren si parametra përmes të cilave përcaktohen dimensionet apo tendencat e ndërlikuara aktualë gjeopolitik në hartën botërore. Historia tregon se asnjë prej këtyre ndeshjeve të koncepteve nuk kalon pa turbulenca, kërcënime serioze dhe rreziqe dhe pa kundërshtime të ashpra”, tha ai, duke potencuar se këto procese mund të rezultojnë me reperkusione të paparashikueshme për paqen dhe stabilitetin botëror, por edhe sigurinë kombëtare dhe kolektive.

Konferencën treditore në Ohër e organizon Institutit për siguri, mbrojtje dhe paqe pranë Fakultetit Filozofik në Shkup dhe Fakultetit për Siguri në Beograd me pjesëmarrës nga Maqedonia, Britania e Madhe, Italia, Suedia, Danimarka, Hungaria, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina etj…

Takimi në Ohër ka për qëllimi në një vend të tubohet bashkësia akademike nga Maqedonia dhe jashtë vendit për shkak të këmbimit të mendimeve dhe diskutimeve për çështjet më të rëndësishme lidhur me sigurinë në botë në shekullin 21

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button