Mançevski është interesuar për mbikëqyrjen inspektuese në Serbi

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot në kuadër të Forumit strategjik të Bledit, të titulluar “Realiteti i ri” ka realizuar takim me homologun serb, Branko Ruzhiq.

Në takim ministrat kanë biseduar për reformat në administratën publike në Serbi dhe Maqedoni. Ministri Mançevski është interesuar për mbikëqyrjen inspektuese në Serbi, reformë e cila ka kontribuar të punojnë në mënyrë të koordinuar dhe të kenë rol më të madh këshillëdhënës sesa represiv.

Ruzhiq e ka theksuar rëndësinë e këmbimit të përvojave dhe qëndrimet e ministrave me qëllim, siç ka potencuar, rajoni në mënyrë të përbashkët të shënojë progres në digjitalizimin dhe modernizimin e administratës publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button