Mbështetje e drejtpërdrejtë nga Sllovenia për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Sllovenia është e gatshme që drejtpërdrejt ta mbështesë Maqedoninë në procesin e reformave në mbrojtje dhe gjatë përpunimit të dokumenteve kyçe për zhvillimin e mbrojtjes dhe forcave të armatosura, si Kontrolli strategjik mbrojtës, kanë kontraktuar në takimin e sotëm në Lubjanë ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Sllovenisë, Radmilla Shekerinska dhe Andrea Katiç, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

“Në intervenime serioze si integrimi në NATO nuk ka hapësirë për improvizim. Mali i Zi këtë e dëshmoi kur kërkoi mbështetje nga Republika e Sllovenisë dhe mori anëtarësim të plotfuqishëm. Ky ka qenë hap i mençur. Me lejoni ta theksoj kënaqësinë që ministrja Katiç ka shprehur gatishmëri që Sllovenia ta shfrytëzojë këtë dituri dhe përvojë të dhënë nga Mali i Zi që t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë të arrijë deri te qëllimi strategjik i shumëpritur. Jam e bindur se me mbështetje të këtillë, rriten gjasat që vendi ynë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-Aleancës”, theksoi ministrja Shekerinska pas takimit me ministren Katiç.

средба  Шекеринска Катич

Ministrja sllovene deklaroi se Sllovenia do t’ia japë Maqedonisë mbështetjen e njëjtë, të cilën ia ka dhënë Malit të Zi në procesin e inkuadrimit drejt NATO-s. Ajo shtoi se Sllovenia do t’i ndihmojë Maqedonisë në përpunimin e të gjitha dokumenteve reformuese, sidomos në Kontrollin strategjik mbrojtës.

“Ballkani Perëndimor për Slloveninë është prioritet dhe në këtë dritë duhet parë mbështetja që e japim për inkuadrimin drejt NATO-s dhe BE-së. Për këtë na gëzon fakti që Maqedonia në këtë kohë të shkurtër ka arritur t’i përmirësojë raportet me fqinjët”, ka thënë Katiç.

Ministrja Shekerinska ka porositur se kriza e migrantëve dhe problemet me terrorizmin tregojnë sa varemi nga njëri – tjetri. “Interesat mbrojtëse të Sllovenisë mbrohen edhe në Maqedoni, interesat e mbrojtëse të Evropës mbrohen edhe në Ballkan. Për këtë interesi i Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s është edhe interes i mbarë rajonit, i Evropës. Ky është interes i sigurisë së përbashkët”, tha ministrja.

Siç shtoi, Maqedonia është jashtëzakonisht e përkushtuar për ta arsyetuar besimin e partnerëve, duke e përfshirë edhe Slloveninë, me realizimin e reformave të projektuara në planin “3-6-9”. Shekerinska e potencoi rëndësinë e mbështetjes sllovene në përpunimin e Rishikimit strategjik të mbrojtjes, si dokument kyç i cili e ndjek trajektoren për reformat në fushën e mbrojtjes.

Ministrja Shekerinska si shembull për bashkëpunim të shkëlqyer mbrojtës i ka theksuar trajnimet e  përbashkëta aktuale të ARM-së dhe forcave të armatosura të Sllovenisë – trajnimin e pjesëtarëve të ARM-së në Slloveni, i cili është në vijim dhe stërvitja e planifikuar “Sfida 17” e cila do të realizohet në Krivollak në muajin tetor, së bashku me 30 pjesëtarët e forcave të armatosura të Sllovenisë.

Bashkëpunimi mbrojtës midis Maqedonisë dhe Sllovenisë përfshin edhe trajnime dhe shkollime të pjesëtarëve të ARM-së në shkolla të larta ushtarake në Slloveni. Vendet janë pjesë edhe e numrit të madh të iniciativave rajonale, si Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEDM), Forcat mjekësore ballkanike, Forumi për bashkëpunim të sigurimit etj.

Në kuadër të qëndrimit në Slloveni, ministrja Shekerinska sot do të marrë pjesë edhe në Forumin strategjik të Bledit i cili paraqet konferencë udhëheqëse në Evropën Qendrore dhe Juglindore në të cilin do të bëhet fjalë për ndryshime dhe sfidat në botë, pozitën e Bashkimin Evropian, Ballkanin Perëndimor, të drejtat e njeriut në kohën e ndryshimeve dhe diplomacinë digjitale. Në Forum marrin pjesë një numër i madh i shefave të shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë.

Shekerinska do të ketë edhe shumë takime bilaterale, midis të cilave edhe me presidentin e Sllovenisë, Boprut Pahor dhe me eurodeputeten Tanja Fajon. Sonte, ministrja sllovene Katiç organizon darkë pune me ministren Shekerinska dhe nënkryetaren e Komisionit Evropian Federika Mogerini.

Nga Ministria e Mbrojtjes paralajmërojnë se nesër ministrja Shekerinska do të takohet me kryetarin dhe anëtarët e Bordit për mbrojtje në kuvendin slloven, ndërsa do ta vizitojë edhe kazermën Cerklje ku pjesëtarët e ARM-së për momentin vizitojnë trajnim praktik dhe teorik për mbrojtje kundërajrore me sistemin e lehtë transmetues raketor “Igla”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button