Janë zbuluar plantacione me duhan “Virxhinia”, të ndaluara për prodhim

 Në fshatin Mogillë janë gjetur 24.826 kilogramë duhan të llojit “Virxhinia”, si dhe gjashtë ara me plantacione nga ky lloj i duhanit, aksionin që e kreu dje dhe pardje SBP Manastir dhe Inspektorati shtetëror për bujqësi në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për gjetjen e plantacioneve dhe përpunimit të duhanit “Virxhinia”, të cilat nuk janë të paraqitura dhe nuk kanë marrëveshje me blerësit e regjistruar, ndërkaq në pajtim me Ligjin për duhan nuk guxojnë ta prodhojnë.

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, duhani është gjetur gjatë bastisjeve tek personat fizik dhe juridik në bazë të urdhrave nga Gjykata themelore Manastir.

Inspektorati shtetëror për bujqësi ka dhënë pesë urdhër-pagesa prej 1.000 eurove për pesë persona fizik dhe një prej 20.000 eurove për një person juridik, përkatësisht gjithsej gjashtë urdhër-pagesa në shumë prej 25.000 eurove. Njëkohësisht, nga ana e Inspektoratit shtetëror për bujqësi janë dhënë tre vendime për lërim të arave, ndërsa në procedurë janë dhënia edhe e tre vendimeve për lërim të arave të mbjella me duhan të llojit “Virxhinia”.

Në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për bujqësi SPB – Manastir do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për zbulimin e rasteve të reja me mbjellje të duhanit të llojit “Virxhinia” në pajtim me Ligjin për duhan dhe nenin 276 nga KP i Republikës së Maqedonisë, informon MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button