fbpx

Sot fillojnë Ditët e Nënë Terezës së shenjtë

Në Shkup sot fillojnë për herë të dytë Ditët e Nënë Terezës së shenjtë të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator.

Sot në kuadër të Ditëve, të rinjtë nga famullia e Shkupit “Zemra e shenjtë e Krishtit”, organizojnë Aksionin – Dashuri në vepër.

“Të inkurajuar nga veprat e dashurisë dhe bamirësisë së shenjtores Nënë Tereza, ndërsa me iniciativën e të rinjve nga famullia e saj e lindjes në Shkup dhe në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës së Shenjtë” dëshirojmë t’u dalim në ndihmë atyre të cilët kanë nevojë për të edhe atë konkretisht, duke i vizituar ata të cilët janë të vetmuar, të braktisur dhe të uritur. T’u dhurojmë një pjesë të kohës tonë, ndihmave materiale secili sipas mundësive dhe ta hapim zemrën tonë e cila është krijuar të dashurojë”, theksojnë organizatorët.

Ju bëjnë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen këtij aksioni, i cili nuk njeh kurrfarë kufijsh, të bëjnë ndonjë vepër të mirë, duke dhuruar gjithçka nga vetja.

Nesër në Sheshin Maqedonia në organizim të Qytetit të Shkupit dhe Kishës katolike në Maqedoni do të mbahet program Kulturoro-shpirtëror, në korniza të së cilit do të hapet ekspozita “Shenjtorja nga Shkupi – Shenjtore e botës”, ndërsa do të vendosen edhe lule në pllakën përkujtimore në shtëpinë ku lindi Nënë Tereza.

Më 5 shtator në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të ndahen enciklika për humanizëm me program muzikor rasti.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close