Kryeministri Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Izrael

 Kryeministri Zoran Zaev me delegacionin qeveritar dhe afarist po qëndron për vizitë zyrtare në Izrael, me ftesë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Siç është paralajmëruar, kryeministri Zaev sot do të realizojë takim me presidentin e Izraelit, Reuven “Ruvi” Rivlin. Programi vazhdon me vendosjen e kurorës së luleve në përmendoren memoriale të viktimave të holokaustit Jed Vashem, pas çka do të pasojë dreka e punës me anëtarët e Këshillit izraelit për punë të jashtme në të cilin do të ketë paraqitje të kryeministrit të Maqedonisë.

Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe ministrat e EKonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Kreshnik Bekteshi dhe Ljupço Nikollovski. Me delegacionin qeveritar janë edhe disa afaristë dhje përfaqësues të kompanive nga industri të ndryshme nga Maqedonia.

Pasdite delegacioni duhet ta vizitojë Akceleratorin inxhinierik për sipërmarrësi inovative të Kolexhit Atobizraeli, si dhe disa start-ap kompani të sukesshme.

Dita e parë e vizitës zyrtare në Izrael do të përfundojë me biznes-forum të Maqedonisë dhe Izraelit me temë “Intensifikimi i biznes bashkëpunimit dhe atij ekonomik ndërmjet Izraelit dhe Maqedonisë”. Në forum paraqitje do të kenë kryeminsitri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Angjushev dhe minsitri Bekteshi. Forumi do të përfundojë me takime të ndara dhe njohje të biznesmenëve të Maqedonisë dhe të Izraelit.

Sipas paralajmërimit, nesër kryeministri Zaev do të ketë drekë pune me kryeminsitrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu. Programi zyrtar për këtë ditë parasheh edhe takim me liderin e opozitës, Isak Hercog.

Gjatë vizitës, takime të ndara me kolegët e tyre nga Izraeli do të kenë edhe ministrat e Punëve tëp Brendshme, Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button