Tragjedi Iran: 11 vajza nxënëse, vdesin në një aksident trafiku

Njëmbëdhjetë nxënëse shkolle kanë humbur jetën në një aksident trafiku në qytetin Shiraz të Iranit.

Shoferi i autobusit, me të cilin udhëtonin 45 vajza, ka vdekur po ashtu.

Të plagosurat, disa prej tyre në gjendje kritike, janë dërguar në spitale.

Sipas disa njoftimeve, vajzat, kryesisht të moshës së shkollës së mesme, kanë qenë duke udhëtuar drejt një konference kombëtare të studentëve të talentuar në Shiraz.

Irani është në mesin e vendeve me numrin më të madh të aksidenteve në trafik. Rreth 17,000 vdekje në komunikacion raportohen çdo vit.

Për to shpesh fajësohen ngasjet e pakujdesshme, automjetet e pasigurta dhe shërbimet joadekuate të emergjencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button