Reagon Berlini pas kërkesës së Orbanit për 400 milionë euro nga BE-ja

Qeveria e Budapestit duhet të pranojë se solidariteti evropian shkon në dy drejtime, kërkon Berlini zyrtar, njoftuan mediat gjermane. Kërkesa e Hungarisë për ndihmë financiare për ndërtim të gardhit kufitar, i cili duhet ta parandalojë hyrjen e emigrantëve në vend është mundësi e mirë për tregim të solidaritetit evropian, por ky solidaritet duhet të jetë i ndërsjellë, deklaroi në Berlin zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert.

Paraprakisht, Qeveria hungareze publikoi se do të kërkojë nga vendet anëtare të BE-së të ndihmojnë me 400 milionë euro për ngritjen e gardhit, i cili sipas Budapestit, do ta mbrojë Evropën nga emigrantët ilegal.
Sipas Zajbert, hungarezët paralelisht me kërkim të ndihmës duhet të jenë solidarë edhe me vështirësitë e vendeve tjera të BE-së gjatë pranimit të refugjatëve.

“E respektojmë atë që Hungaria kërkon solidaritet dhe e njeh solidaritetin si parim evropian. Por solidaritetit është ‘rrugë dykahëshe'”, deklaroi Zajbert.

Gjatë krizës së refugjatëve në vitin 2015 në të cilën përmes rrugës mesdhetare dhe ballkanike në BE kanë hyrë më shumë se dy milionë refugjatë, Hungaria ishte vendi i parë anëtar që vendosi gardh në kufirin e saj me Serbinë me qëllim që të parandalohet fluksi i refugjatëve në territorin e saj. Për politikën e saj, Qeveria e Orbanit u kritikua nga anëtaret tjera të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button