Putin: Presioni mbi Phenianin nuk çon askund

Presidenti rus Vlladimir Putin ka shprehur shqetësim për shkak të situatës në gadishullin korean, duke paralajmëruar se ajo është përkeqësuar dhe tani gjendet në prag të përleshjes së madhe.

“Nuk mund ta injoroj situatën në Gadishullin korean, e cila në kohë të fundit u ashpërsua dhe gjendet në prag të përleshjes së madhe. Rusia beson se është e gabueshme dhe pashpresë mendimi se programi koreanoverior raketor dhe bërthamor mund të ndërpritet vetëm me presion mbi Phenianin”, tha Putini në tekstin e tij autorial, të publikuar në mediat udhëheqëse në vendet-anëtare të BRIKS, pak para Samitit që do të mbahet në Kinë.

Putini potencoi se problemi duhet të zgjidhet me dialog dhe pa provokime dhe presion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button