fbpx

Martesa e gjyqtares me mblesëri me tregtarin 14 vjet më të madh. Si lindën konfliktet mes çiftit

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas dëshmive të të afërmve dhe të atyre që e njihnin, Hafizi ishte martuar 17-vjet më parë me mblesëri me Fadil Kasemin 14 vjet më të madh. Ky i fundit ishte tregtar në zonën e njohur si “Tregu çam” ku rezulton se kishte një dyqan në pronësi të tij, ndërsa Fildesi sapo kishte mbaruar Pedagogjiken në Shkodër, transmeton Syri.net.

Për rreth 15 vjet, çifti jetoi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Për disa vite Fildes Hafizi ka qenë drejtoreshë në një kopsht.

Nga martesa ata patën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, aktualisht të moshës 14 dhe 16-vjeç.

Të afërmit e Fildes Hafizit rrëfejnë se ajo vendosi të rrisë shkallët e karrierës kur filloi studimet e larta për Drejtësi, pavarësisht kundërshtimit të ish-bashkëshortit. Ajo u diplomua juriste, ndërsa më pas filloi edhe shkollën e magjistraturës, duke marrë titullin gjyqtare.

Pas këtij momenti, problemet mes çiftit thellohen deri në divorc i cili u kundërshtua nga ish-burri Fadil Kasemi. Dy vite më parë, ky i fundit kërcënoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në sy të djalit të mitur.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close