Ambasadorja serbe kthehet në Shkup, pritet të takohet me Zaevin

Ambasadorja e Serbisë në Maqedoni, Dushanka Divjak Tomiq, sipas paralajmërimeve sot do të kërkojë takim me kryeministrin Zoran Zaev lidhur me tërheqjen e diplomatëve nga Ambasada e Serbisë në Shkup.

Siç u paralajmërua nga përfaqësuesi e lartë shtetëror serb, ambasadorja nga sot i kthehet detyrës së saj të rregullt në Shkup.

Ndryshe, mosmarrëveshja diplomatike e cila zgjati 48 orë, supozohet se ishe e lidhur me përgjimin e Ambasadës dhe personelit, dhe u zgjidh me bisedime direkte mes kryetarit dhe kryeministres së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, si dhe me takimin e ministrave të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe Ivica Daçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button