Shkup, u fal namazi i Bajramit, Zaev dhe Xhaferi prezent në xhami (FOTO)

Besimtarë të shumtë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë këtë mëngjes kanë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA). Qindra besimtarë i janë drejtuar xhamive dhe shesheve për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të Kurban Bajramit, festë e cila është një nga festat më të mëdha të fesë islame.

Besimtarët muslimanë të Maqedonisë që në orët e hershme të mëngjesit vërshuan xhamitë për të falur fillimisht namazin e sabahut dhe më pastaj atë të Kurban Bajramit.

Zoran Zaev ne xhami

Manifestimi qendror nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI) u mbajtë në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, ku përveç numrit të madh të besimtarëve, të pranishëm ishin edhe kryeministri Zoran Zaev dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në hytben e Bajramit të cilën në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, e lexoi një nxënës i medresesë “Isa Beu” në Shkup, theksi u vendos te paqja dhe harmonia në këtë ditë festive.

“Ju ftoj ti gëzoheni kësaj feste, kësaj dite e cila shënon vullnetin dhe gatishmërinë tonë për të sakrifikuar në emër të krijuesit tonë, Allahut fuqiplotë”, u tha mes tjerash në mesazhin e Rexhepi.

Zoran Zaev ne xhami

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ju uroj Kurban Bajramin me shpresë se edhe Bajrami i ardhëshëm do të na gjej të bashkuar në rrugën e drejtë dhe në rrugën e Zotit”, tha kryeparlamentari Xhaferi në urimin e tij.

Kryeministri Zoran Zaev i pranishëm në xhaminë qendrore në Shkup, tha se veçoritë e Kurban Bajramit si një festë e solidaritetit,  familjes dhe ndihmës së ndërsjellë, e bëjnë këtë festë të madhe.

“Pikërisht nga respekti për këtë festë të madhe, jam këtu pranë jush, me besimtarët në mënyrë që ta zgjerojmë edhe më tutje bukurinë e tij. Unë besoj se në shpirtin e humanizmit dhe miqësisë do të qëndrojmë të bashkuar dhe si të tillë ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si një shoqëri për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button