fbpx

Vetëm sot Turi dhe Orinda u martuan përfundimisht

Duket si një ditë e zakonshme, po t’i shohësh ata të dy. Ajo me një fustan të thjeshtë casual, të bardhë me ca qëndisma, ai me një këmishë blu…por nuk është aq e zakonshme, shkruan Class.

Të veshur thjesht, me buzëqeshjen me vete, Turi dhe Orinda sot kanë finalizuar procesin e martesës së tyre, të nisur më 27 korrik. Ata janë martuar zyrtarisht në zyrat bashkiake.

Orinda ka postuar në Instastory çaste nga firmosja e dokumenteve të martesës ligjore ku dallojnë edhe unazat në gishtat e tyre…Tani janë zyrtarisht burrë e grua edhe pse nuk e dimë nëse mund ta thërrasim moderatoren Orinda Hyska, apo ajo ka vendosur të mbajë mbiemrin e saj…Megjithatë në televizion ajo do mbetet gjithmonë Orinda Huta.

Më pas Orinda ka postuar edhe një foto me dëshmitarët që nuk janë thjesht dëshmitarë të martesës civile, por të gjithë historisë së tyre të dashurisë, me sa duket miq të ngushtë të çiftit, edhe ata shihen të veshur thjesht…

Të krijohet përshtypja sikur ata kanë dashur vërtet që të jetë një ditë e zakonshme, me një ngjarje të bukur të jashtëzakonshme…

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close