Sigurimi largon fëmijën nga Messi, ylli i Barcelonës ndërhyn (VIDEO)

Skuadra kombëtare e Argjentinës ka arritur në Montevideo ku ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe bashkëlojtarët e tij do të luajnë kundër Uruguait në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Botëror.

Një numër i madh njerëzish ishin mbledhur para hotelit për të përshëndetur lojtarët e Argjentinës si dhe për të bërë edhe ndonjë foto me disa yje, transmeton portali arbresh.info. Një gjë të tillë e kishte në plan edhe një tifoz i ri që fshehurazi kaloi sigurimin dhe iu afrua për një foto Messit.

Një anëtar si ekipit të sigurimit reagoi menjëherë duke larguar fëmijën nga superylli i Barcelonës, por Messi ishte kundër keqtrajtimit ndaj tij dhe e ftoi sërish djaloshin në skuadër.

Messi përshëndeti të riun që shpenzoi disa sekonda duke diskutuar me idollin e tij para se të largohet me lot në sy.

Me siguri ata ishin lot gëzimi./arbresh.info/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button